Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka bërë të ditur se edhe sot ka vazhduar largimi i veturave të braktisura nga hapësirat publike në Prishtinë.
Përmes një postimi në Facebook, Rama ka thënë se kjo iniciativë është pjesë e vizionit për krijimin e një qyteti më të organizuar.
Ndër të tjera, Rama është shprehur se qëllimi kryesor i këtij aksioni është përmirësimi i cilësisë së jetës.
Postimi i plotë:
Edhe sot vazhdoi aksioni nga Inspektorati i Kryeqytetit për largimin e veturave të braktisura nga hapësirat publike në Prishtinë
Inspektorati i Kryeqytetit ka nisur një aksion të rëndësishëm për largimin e veturave të braktisura nga hapësirat publike në qytetin tonë.
Kjo iniciativë është pjesë e vizionit për krijimin e një qyteti më të organizuar, duke liruar hapësirat publike dhe parkingjet për të përmirësuar kushtet e jetesës për qytetarët.
Qëllimi kryesor i këtij aksioni është përmirësimi i cilësisë së jetës, duke eliminuar automjetet e braktisura që jo vetëm zënë hapësira të vlefshme, por edhe kontribuojnë në ndotjen e mjedisit urban.
Ky hap tregon përkushtimin tonë të përbashkët për një Prishtinë më të pastër dhe më të organizuar.