13.3 C
New York
Friday, October 18, 2024

Buy now

Larg muzikës dhe jetës publike, Alban Ramosaj shfaqet më në fund! Çfarë fshihet pas veprimit të tij?

- Advertisement -

Gushtin e kaluar këngëtari Alban Ramosaj njoftoi se do të largohej nga muzika. Nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij të Instagram, ai dha “lamtumirën” me të gjithë mbështetësit, duke ia atribuar këtë vendim vetë vetes së tij.

‘Së fundmi jam ndeshur shpesh me sfidën e shprehjes autentike artistike. Ndikimet e jashtme kanë pushtuar ngadalë, hap pas hapi hapësirën time kreative, kështu duke fryer fort mbi flakët e qiriut që më dha motiv. Ajo që nisi si një ëndërr, një pasion i palodhur, ajo që më shoqëronte nga agimi deri në perëndim, ndjej që pas gati dhjetë vitesh është duke u zbehur. Fusha e betejës në të cilën gjendem, ka lënë fëmijën tim të brendshëm të plagosur dhe të ndjeshëm’, shkruante ai mes tjerash.

Ndërkohë, Albani është ‘zhdukur’ edhe nga mediat sociale. Postimi i tij i fundit daton në 19 dhjetor 2023 ku ai shfaqej në New York duke shkruar “Jo një kapitull i ri, por një libër i tërë i ri.”

Rrjedhimisht, jemi kuriozë të dimë se çfarë po ndodh me jetën e tij. Nga bëhet Alban Ramosaj? Artisti na ka lënë dhënë disa shenja sot, që na kanë bërë të mendojmë mos ai po rikthehet.

Albani ka krijuar një kanal broadcast në Instagram, që të jep mundësinë të jesh më pranë ndjekësve. Përveç kësaj ka ndarë aty një poezi. Ky rikthim i tij në Instagram ngre pikëpyetje nëse do pasohet dhe me një rikthim në muzikë apo do mbesë aty.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit