6.3 C
New York
Friday, April 26, 2024

Buy now

Laporta pyetet për transferimin e Haaland: Jemi duke punuar për ndërtimin e një top skuadre

- Advertisement -

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta është pyetur sërish lidhur me mundësinë për të transferuar sulmuesin e Borussia Dortmundit, Erling Haaland.

Norvegjezi pritet t’i largohet nga skuadra gjermane në fundin e sezonit, me top klubet evropiane që duan ta transferojnë në verë, transmeton lajmi.net.

I pyetur për nënshkrimin e mundshëm me Haaland, Laporta tha se është duke punuar për të ndërtuar një skuadër të fortë dhe beson që do t’ia dal.

“Jemi duke punuar për të ndërtuar një top skuadër. Çdo gjë është e mundur nëse i bëjmë gjërat mirë dhe jam i sigurt se do t’ia dalim”.

“Top lojtarët janë të hapur që t’i bashkohen Barcelonës. Jemi duke rikthyer statusin tonë”, deklaroi ai.

Ndërkohë, Barcelona raportohet se tani është e fokusuar në transferimin e Alvaro Moratës.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit