Lamine Yamal me golin ndaj Arabisë Saudite hyn në hsitri të Botërorit

- Advertisement -

Lamine Yamal ka vazhduar të shkëlqejë me Kombëtaren e Spanjës, duke hyrë në mesin e 10 golashënuesve më të rinj në historinë e Kupës së Botës.

18-vjeçari realizoi në fitoren 4-0 të Spanjës ndaj Arabisë Saudite në Atlanta, duke shënuar në minutën e 11-të pas një aksioni të shpejtë dhe një asistimi të Mikel Oyarzabal.

Me këtë gol, Yamal u bë golashënuesi i tetë më i ri në historinë e turneut, duke lënë pas emra të njohur si Lionel Messi dhe Julian Green, ndërsa lista kryesohet nga legjenda braziliane Pele.

Talenti i Barcelonës kishte munguar në ndeshjen e parë për shkak të një shqetësimi në kofshë, por rikthimi si titullar u shoqërua menjëherë me gol dhe paraqitje vendimtare për Spanjën.

Më poshtë gjeni listën e plotë:

Pele – 17 vjeç e 239 ditë

Manuel Rosas – 18 vjeç e 93 ditë

Gavi – 18 vjeç e 110 ditë

Ibrahim Mbaye – 18 vjeç e 143 ditë

Michael Owen – 18 vjeç e 190 ditë

Nicolae Kovacs – 18 vjeç e 197 ditë

Dmitri Sychev – 18 vjeç e 231 ditë

Lamine Yamal – 18 vjeç e 343 ditë

Lionel Messi – 18 vjeç e 357 ditë

Julian Green – 19 vjeç e 25 ditë

Të ngjashme

Të fundit