2.8 C
New York
Tuesday, March 19, 2024

Buy now

Lamborghini prezanton makinën e parë hibride

- Advertisement -

Revuelto ka edhe 3 motorë elektrikë, arrin një shpejtësi 350 km/orë

Lamborghini prezanton makinën e parë hibride dhe quhet Revuelto.

Teknikalitetet janë të jashtëzakonshme, me motor me djegie, njekohësisht edhe 3 të tjerë elektrikë, me 1015 Cv fuqi, dhe do të arrijë një shpejtësi maksimale deri në 350 km/orë, ndërsa brenda 2.5 s arrin 100 km/orë.

Sipas kompanisë automobilistike, çmimi do të nisë nga 400 mijë Euro-900 mijë dhe deri më tani janë prenotuar të gjithë ekzemplarët që janë programuar të prodhohen në dy vitet e ardhshme.

Ka një design minimalist, me dyer që happen ne mënyrë vertikale dhe natyrisht e influencuar nga filozofia “të ndjehesh si një pilot” në drejtimin e kësaj makine supersportive.

E pajisur me një sisitem mjaft të sofistikuar telekamerash, sensorësh dhe radarë e mund të kontrollohet nëpërmjet komandave zanore. Gjithashtu mund të monitorohet në largësi dhe të sinjalizojë nëse në timon është dikush tjetër dhe jo pronari i saj.

Nga ana teknologjike paraqitet mjaft e përparuar, ndërkohë që futet për herë të parë edhe funskioni Sëipe, falë të cilit “pilot” dhe “co pilot” mund të spostojnë nga display qëndrorë në ata anësorë aplikacione dhe informacione me të njëjtën intuitë dhe të njëjten tipologji e lehtësi që përdoret një smartphone.

Ndërkohë që përsa i përket karikimit elektrik do të mund të realizohet i plotë në vetëm 30 minuta, por motorët elektrike mund të karikohen edhe gjatë frenimit apo nëpërmjet motorit kryesor brenda pak minutash.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit