19.2 C
New York
Wednesday, April 24, 2024

Buy now

Lamborghini Countach i prodhuar në vitin 1990 mund të shitet për një milion dollarë

- Advertisement -
Countazh prej kohësh po i lë përshtypje adhuruesve të veturave falë dizajnit “futuristik” dhe performancës së lartë, e një njësi mbresëlënëse po shitet.

Fjala është për modelin Lamborghini Countach 25th Anniversary Edition i prodhuar në vitin 1990, përkatësisht njësinë e fundit që ka vetëm 249 kilometra të përshkuara.

Ai iu dorëzua kompanisë Clark Motor në Heath, Ohio, ku do të dalë në ankand këtë muaj.

Vetura fillimisht i është shitur një mjeku nga Detroiti me vetëm 138 kilometra të kaluara, që do të thotë se i ka të përshkuara vetëm 131 kilometra që kur arriti në “duar private”.

Ky Lamborghini është aq origjinal sa që në të akoma gjenden gomat Pirelli P Zero, që i ishin vendosur 33 vite më parë.

Pa dyshim bëhet fjalë për Countach me më së paku kilometra të kaluara. Vetura është e lyer me ngjyrë të zezë, kurse brendësia është e veshur me lëkurë të hirtë.

Vlera e sotme e kësaj veture do të ishte 615.762 dollarë, kështu që pronari i ri duhet të ndajë nga buxheti i tij nga 750 mijë deri në një milion dollarë. /Telegrafi/

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit