Agim Baftiri është lajmëruar për herë të parë që nga publikimi i kandidaturës së tij në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.
Numrin 81 në listë, Bahtiri e shpjegoi me protestat studentore të vitit 1981 për Kosovën Republikë.
Postimi i Bahtirit:
Të dashur qytetarë,
Me kënaqësi ju njoftoj se jam nominuar nga Lëvizja VETËVENDOSJE! si kandidat për deputet, duke mbajtur me krenari numrin 81 në listë – një numër që simbolizon vitet e lavdishme të 1981-shit, kur shpërthyen demonstratat e fuqishme të rinisë shqiptare në të cilat isha edhe vet pjesëmarrës ku njëzëri kërkuam Kosovën Republikë dhe shtet të pavarur siç e gëzojmë sot! 🇽🇰
Ky është një mision për të vazhduar rrugën e atyre që sakrifikuan për Kosovën e lirë. Me besimin tuaj, do të jem zëri juaj i fuqishëm në Kuvend, duke punuar për një Kosovë më të fortë, më të drejtë dhe më të zhvilluar ekonomikisht siç e dëshiron secili nga ju!
Me nder dhe përkushtim,
Agim Bahtiri