Ka ardhur një lajm shumë pozitiv për Barcelonën dhe për përfaqësuesen e Spanjës: talenti i madh Lamine Yamal e ka hedhur një hap të rëndësishëm në rikthimin nga lëndimi.
Sulmuesi i ri ka e rifilluar stërvitjen në fushë, duke kaluar nga puna në palestër në ushtrime individuale mbi bar në qendrën stërvitore të Barcelonës.
Një zhvillim i rëndësishëm në procesin e rikthimit, pas dëmtimit muskulor që e pësoi në fund të prillit, shkruajnë mediat spanjolle.
Yamal e kishte pësuar një dëmtim në bicepsin femoral të këmbës së majtë, që e detyroi ta mbyllë para kohe sezonin me klubin.
Barcelona e zgjodhi një trajtim konservativ, pa ndërhyrje kirurgjikale, duke e ndjekur një program të kujdesshëm rehabilitimi.
Tani, rikthimi në stërvitje në fushë e përfaqëson një fazë të re dhe shumë inkurajuese.
Fillimisht ai kishte punuar vetëm në palestër, ndërsa tashmë ka nisur t’i kombinojë ushtrimet fizike me punën me top në ambient të hapur.
Ky progres shihet si një sinjal shumë pozitiv edhe për trajnerin e Spanjës, Luis de la Fuente, i cili shpreson ta ketë në dispozicion për Botërorin 2026.
Edhe pse nuk do të rikthehet më në fushë me Barcelonën këtë sezon, objektivi i madh i Yamal mbetet Botërori, ku ai pritet ta ketë një rol të rëndësishëm në ekipin kombëtar.






