15.6 C
New York
Sunday, May 19, 2024

Buy now

Lajm i mirë për Chelsean, Madueke rikthehet në stërvitje

- Advertisement -

Noni Madueke nuk ishte pjesë e Chelseas në sfidën që ata e zhvilluan ndaj Bournemouth vikendin që lamë pas.

Kur u pyet rreth kësaj çështje pas ndeshjes, Mauricio Pochettino tha se sulmuesi është jashtë ndeshjes për shkak të një lëndimi muskulor që e kishte pësuar gjatë kohës sa ishte i angazhuar me grupmoshat e Anglisë.

Sidoqoftë, duket se ai problem nuk ishte aq serioz. Të martën, Chelsea përmes rrjetit social Twitter, postoi një fotografi të Maduekes në stërvitje.

Klubi londinez kanë filluar përgatitjet për sfidën që do e luajnë ndaj Aston Villas vikendin e ardhshëm, teksa janë vënë në kërkim të fitores së dytë në Ligën Premier këtë edicion.

Madueke më herët ishte pjesë e klubit holandez, PSV Eindhoven, klub ky nga ku edhe u transferua në Angli në janar të këtij viti, për shumën e 35 milionë eurove.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit