14.1 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Lajçaku “inkurajohet” nga prioritetet e qeverisë së re britanike, thotë se Ballkani Perëndimor është lart në agjendë

- Advertisement -

Emisari Special i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, nëpërmjet një postimi në platformën “X” të enjten, ka njoftuar se në kuadër të takimeve në Londër të Britanisë së Madhe, ka zhvilluar diskutime rreth zhvillimeve në Ballkanin Perëndimor, posaçërisht rreth “prioriteteve të qeverisë së re” britanike kundrejt rajonit.

“Është inkurajuese të shohësh Ballkanin Perëndimor lart në listën e BE-së dhe Britanisë së Madhe në fushën e bashkëpunimit të qeverisë së re. Mezi pres të punojmë së bashku”, ka shkruar diplomati sllovak, ndërsa ka postuar një fotografi nën shoqërinë e ish-kryediplomates evropiane, Catherine Ashton, që para një dekade ndërmjetësoi negociatat Kosovë-Serbi.

Gjithashtu, ai ka takuar edhe përfaqësuesin e posaçëm të Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, në kuadër të “përpjekjeve të përbashkëta” për t’i harmonizuar qëndrimet rreth rajonit. “Kam pasur biseda të thella me ambasadorët vendas, komunitetin e grupeve të ekspertëve dhe zyrtarë qeveritarë rreth zhvillimeve në Ballkanin Perëndimor”.

Lajçaku, mandati i të cilit u zgjat së fundmi deri në janar të vitit 2025, nëpërmjet një postimi në “Facebook” të hënën e javës së kaluar, para vizitës në kryeqytetin britanik, theksoi se në takimin e fundit të kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, përkundër se janë bërë “hapa konkretë” në disa çështje praktike, nuk ka pasur progres në zbatimin e marrëveshjes.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit