28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Lajçak thotë se diskutimet për dinarin në nivel kryenegociatorësh vazhdojnë, por marrëveshja duhet të adresohet nga Kurti e Vuçiqi

- Advertisement -

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka shkruar në platformën “X”, të martën për takimin trepalësh që kishte me kryenegociatorët për dialogun Kosovë-Serbi, Besnik Bislimin dhe Petar Petkoviqin.

Lajçak ka thënë se për çështjen e dinarit do të vazhdojnë diskutimet të hënën.

Por ai ka shtuar se marrëveshja do të duhet të adresohet nga liderët, duke iu referuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

“Prita dy kryenegociatorët për të diskutuar zbatimin e Marrëveshjes për Rrugën drejt Normalizimit dhe çështje të tjera, përfshirë. ndikimi i vendimit në operacionet me para. Ne ramë dakord që të vazhdojmë me këtë çështje të hënën e ardhshme, ndërsa Marrëveshja do të duhet të adresohet nga liderët”, ka shkruar Lajçak.

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit