I dërguari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar sot me Komisionerin për Zgjerim të BE-së, Oliver Varhelyin.
Lajçak përmes një shkrimi në Twitter, ka bërë të ditur se me Varhelyin ka biseduar për dialogun.
“Mirë që u takova me komisionerin @OliverVarhelyi sot. Ishte e dobishme të diskutohej Dialogu në kontekstin më të gjerë rajonal dhe synimet e Bashkimit Evropian për vitin 2023”, ka shkruar Lajçak në Twitter.