13.3 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Lajçak pas takimit: Marrëveshja ende s’ka filluar të zbatohet në substancë, ramë dakord për hapat e ardhshëm

- Advertisement -

Miroslav Lajçak, emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi ka dalë me njoftim për takimin trepalësh me kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë për dialogun, Besnik Bislimin dhe Petar Petkoviqin, takm i zhvilluar të enjten në Bruksel.

Takimi është zhvilluar në dhomën, ku Josep Borrell takonte kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Lajçak ka thënë se është biseduar për zbatimin e aneksit të Ohrit, duke shtuar se nuk ka filluar të zbatohet akoma në subtancë.

Ai tha se kanë diskutuar edhe për çështje që lidhen me marrëveshjet e kaluara.

Po ashtu, Lajçak theksoi se kanë rënë dakord për hapat e ardhshëm, duke mos i përmendur cilat janë ato.

“Prita sot në Bruksel kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë. Folëm për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, e cila ende nuk ka filluar në substancë. Ne diskutuam gjithashtu një sërë çështjesh të rëndësishme që rrjedhin nga marrëveshjet e kaluara dhe ramë dakord për hapat e ardhshëm”, ka shkruar Lajçak.

Për këtë takim, më parë ka lëshuar komunikatë edhe zyra e kryeministrit, ku thuhet se  në takimin bilateral u trajtuan një mori temash, gjersa në takimin trilateral, temë e diskutimit ishte e paraparë sipas agjendës rruga përpara me zbatimin e Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të Ohrit.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit