11.4 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Lajçak: Nuk bëmë hapa përpara sa i përket normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi

- Advertisement -

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka thënë se në takimin e kaluar në nivel të kryenegociatorëve nuk pati hapa përpara sa i përket normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Lajçak në një postim në Facebook ku ka folur për takimin e 24 tetorit është shprehur optimist për rrugën përpara pas dakoordimit për disa tema të tjera.

“Javën e kaluar, unë prita një raund tjetër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja në nivel të Kryenegociatorëve, me fokus në avancimin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, veçanërisht përmes zbatimit të Marrëveshjes së vitit 2023 për Rrugën drejt Normalizimit. Megjithëse nuk bëmë hapa përpara për këtë, unë jam optimist për disa përparime të arritura në disa çështje të tjera kyçe, të cilat do t’i ndjekim në javët e ardhshme”, ka shkruar Lajçak të martën.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit