Ai përmes një postimi në Twitter ka thënë se ka informuar për marrëveshjen e javës së kaluar dhe rrugën përpara.
“Sot iu drejtova anëtarëve të@EP_ForeignAff për një përditësim mbi Dialogun. I informova ata për marrëveshjen e javës së kaluar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të lehtësuar nga BE, zhvillimet e fundit dhe rrugën përpara. Faleminderit për mbështetjen e rëndësishme të punës sime”, ka shkruar ai në Twitter.
Të mërkurën e kaluar Kosova dhe Serbia arritën një marrëveshje për targat. Kjo marrëveshje parasheh që Kosova të shfuqizojë vendimin për gjoba ndaj qytetarëve serbë që kanë targa “ KM” në veturat e tyre, ndërsa që Serbia të mos prodhojë targa të tilla për serbët në veri.
Por, kjo marrëveshje nuk po respektohet nga Serbia. Ekipi i Tëvë1 të mërkurën ka qenë në Rashkë, ku nga atje është parë se lëshimi i targave po vazhdon.