19.8 C
New York
Friday, May 3, 2024

Buy now

Lajçak komenton raportimet se Pahor do t’ia zë vendin: Është shumë i interesuar për rajonin

- Advertisement -

Emisari evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është pyetur mbi raportimet se Borut Pahor, ish-president slloven, mund të vijë në këtë pozitë, pasi atij t’i përfundojë mandati në gusht të këtij viti.

Lajçak për “N1” të Sarajevës, ka konfirmuar se mandate i përfundon më 31 gusht, megjithatë, tha se nuk do të jetë pjesë e përzgjedhjes së pasardhësit të tij.

“Por, sigurisht, e njoh presidentin Pahor që shumë vite. Jemi takuar, dhe kemi diskutuar për situatën në Ballkanin Perëndimor në disa raste, e di që është shumë i interesuar në rajon, dhe ka shumë njohje rreth rajonit. Kështu që po, është një factor shumë i rëndësishëm.” – u shpreh ai.

Në fund, sa i përket kësaj pjese, Lajçak ka thënë se mund të tregoj vetëm kaq në këtë pikë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit