12.5 C
New York
Saturday, May 4, 2024

Buy now

Lajçak: Jemi duke përgatitur një takim mes Vuçiçit dhe Kurtit në korrik

- Advertisement -

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak deklaroi se vizita e tij në Prishtinë dhe Beograd u bë me idenë që në muajin korrik të zhvillohet një takim mes presidentit Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrit Albin Kurti.

Në një intervistë për Nedeljnik, Lajçak u shpreh se përveç takimit mes kryenegociatorëve, duhet të ketë takime edhe në nivel të lartë zyrtarësh, shkruan Euronews.

Duke iu referuar Samitit të BE-së në Bruksel dy javë më parë, me të cilën përfaqësuesit e Ballkanit Perëndimor nuk ishin të kënaqur, ai theksoi se është e rëndësishme që të ketë bashkëpunim të suksesshëm rajonal.

“Është e vështirë të bindësh liderët evropianë se je gati të funksionosh në një familje prej 27 vetësh, nëse ke një problem në një familje me gjashtë anëtarë”, tha Lajçak.

Në lidhje me nismën rajonale Ballkani i Hapur, Lajçak theksoi se Bashkimi Evropian është e mendimit se bashkëpunimi rajonal është i mirëpritur.

Ditën e djeshme, presidenti Vuçiç, i mohoi deklaratat e zyrtarëve në Kosovë se një takim i tij me kryeministrin Kurti pritet të zhvillohet së shpejti në Bruksel

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit