7.5 C
New York
Tuesday, April 23, 2024

Buy now

Lajçak flet për herë të parë edhe për zbatimin e pjesshëm të marrëveshjes Kosovë-Serbi

- Advertisement -

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, tha sot se beson se marrëveshja për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve do të zbatohet së paku pjesërisht, nëse jo plotësisht, sepse të dyja palët kanë ranë dakord për të.

Lajçak ka thënë për portalin KoSSev se në vazhdimin e bisedimeve që janë paralajmëruar për 18 mars në Ohër, ajo marrëveshje do të përfundojë, se do të pajtohen për një udhërrëfyes ose së paku Prishtina dhe Beogradi do të arrijnë përparim të dukshëm.

Sipas tij, nëse Prishtina dhe Beogradi nuk bien dakord për tekstin e gjithë marrëveshjes në Ohër, sukses i rëndësishëm do të jetë marrëveshja për një pjesë të mirë të udhërrëfyesit.

Duke folur për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, Lajçak tha se modelet e Asociacionit nuk do të çojnë në mosfunksionim, por sigurisht në transparencë më të madhe, besim më të madh në mes të komuniteteve.

“Ne besojmë se duhet të marrim frymëzim nga modelet evropiane dhe jo të përpiqemi të krijojmë diçka që nuk është testuar askund dhe për të cilën nuk e dimë se si do të funksionojë”, tha Lajçak.

Ai përsëriti se Asociacioni synon të përmirësojë komunikimin dhe bashkëpunimin ndërmjet komunave me popullatë shumicë serbe dhe Qeverisë në Prishtinë dhe të vendosë rregulla të qarta për komunikim dhe bashkëpunim ndërmjet serbëve në Kosovë dhe Qeverisë në Serbi.

I pyetur nëse Kisha Ortodokse Serbe do të marrë statusin ekstraterritorial për shkak se KOS-i përmendet në nenin 7 të propozimit të BE-së, Lajçak tha se statusi i kishës është i përcaktuar qartë dhe se Serbia dhe Kosova duhet të bien dakord për një model apo zgjidhje specifike.

“Nuk dua të paragjykoj diskutimin, sepse ende nuk kemi pasur bisedime. Prandaj presim që palët të paraqesin propozimet e tyre. Kjo është e rëndësishme dhe për këtë arsye është pjesë e marrëveshjes – për të ruajtur trashëgiminë kulturore dhe fetare. Dhe sigurisht, statusi i Kishës Ortodokse është përcaktuar qartë këtu. Përsëri, kjo është e qartë dhe nuk ka frikë për të ardhmen”, tha i dërguari evropian për dialogun Kosovë-Serbi.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit