18.1 C
New York
Sunday, September 8, 2024

Buy now

Lajçak: Do të thërras takim për dinarin nëse palët tregojnë gatishmëri për marrëveshje

- Advertisement -

Emisari i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, ka thënë se është i gatshëm të organizojë një takim tjetër mes kryenegociatorëve të Kosovës, Besnik Bislimi dhe të Serbisë, Petar Petkoviq për çështjen e dinarit, me kusht që ata të tregojnë gatishmëri për arritjen e një marrëveshjeje.

Ai përmes një postimi të publikuar të dielën mbrëma në Facebook ka shkruar se gjatë javës në takimin mes Bislimit e Petkoviqit nuk është arritur asnjë marrëveshje.

“Gjatë javës së kaluar kam pritur edhe kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë për atë që e shoh si raundin final të diskutimeve për rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës. Fatkeqësisht, nuk është arritur asnjë marrëveshje dhe është e paqartë se si do të ndikojë kjo në jetën e përditshme të komuniteteve të prekura në Kosovë. Unë mbetem i gatshëm të pres një takim tjetër për këtë temë, me kusht që palët të tregojnë gatishmëri të vërtetë për të arritur një marrëveshje”, ka shkruar ai.

Gjatë javës është mbajtur takimi i shtatë i cili temë kishte çështjen e dinarit, por nuk ka pasur marrëveshje nga takimi.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit