3.9 C
New York
Thursday, November 14, 2024

Buy now

Laboratori i drogës në Prishtinë, këta janë emrat e të arrestuarve

- Advertisement -

 

Antidroga e Policisë së Kosovës pas një hetimi disa mujorë ka arritur që këtë të diel të shkatërroj një laborator të drogës, që prodhonte substanca narkotike të llojit kokainë dhe heroinë dhe ka arrestuar dy të dyshuar.

Gazeta Insajderi merr vesh se Hasan Xhemajli i njohur si “Viktor Bajçinca” dhe Kadri Gashi janë të dyshuarit që u arrestuan.

Laboratori i drogës është gjetur në bodrumin e një banese në lagjen “Bregu i Diellit”, rruga “Hyzri Talla”, mbrëmë rreth orës 21:50.

Ndërkohë, Bashkim Zeqaj, Shef i Departamentit të Krimeve të Rënda beri të ditur se janë në kërkim të personave të tjerë të përfshirë në rast, shkruan Insajderi.

Tutje, prokurori Zeqaj ka thënë se gjatë kontrollit është gjetur një sasi droge e llojeve heroinë dhe kokainë dhe mjete pune për përpunimin e substancave narkotike, si dhe një sasi droge në gjendje të ngurtë prej rreth 7 kilogramë

Ai shtoi se do ta vazhdojnë hetimin e rastit për personat e mundshëm që ndërlidhen me këtë rast.

“Dy persona janë arrestuar, këto preparate janë shumë të rrezikshme dhe ndodhet në një vend që ka shumë banorë. Kemi gjetur edhe mjete përcjellëse që kanë shërbyer për përpunimin e lëndëve narkotike”, deklaroi Zeqaj për Kosovapress.

Në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhet se hetimi zgjati dhjetë muaj, teksa dozat e prodhuara thuhet se destinoheshin jashtë vendit.

“Dyshohet që ky “Laborator” për përpunimin e substancave narkotike të llojit Heroinë dhe Kokainë është përdorur nga të dyshuarit për një periudhë kohore, ku pas përpunimit të substancave të njëjtat i paketojnë në doza të vogla për shitje në rajone të ndryshme të vendit”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit