Këngëtari i njohur Labinot Tahiri, ka bërë të ditur një vendim humanitar në mbështetje të Roelit, djalit të artistit të ndjerë Shpat Kasapi, duke premtuar se nga ky sezon e në vazhdim do të ndajë nga 150 euro nga çdo mbrëmje muzikore dhe dasmë për shëndetin dhe mirëqenien e tij.
Përmes një njoftimi publik, Tahiri ka kujtuar miqësinë dhe bashkëpunimin që kishte me Shpat Kasapin, duke theksuar se, përveç ndihmës që i ka dhënë familjes edhe më parë në mënyrë private, tani ka vendosur ta bëjë këtë mbështetje të përhershme.
Sipas tij, mjetet financiare do t’i dërgohen nënës së Roelit, Selvies, e cila kujdeset për të, ndërsa ai u ka dhënë një mesazh mbështetjeje edhe asaj dhe nënës së Shpatit, duke u shprehur se nuk do të jenë vetëm për sa kohë do të ketë mundësi të punojë.






