31.7 C
New York
Tuesday, June 25, 2024

Buy now

La profesionin për t`u bërë muratore, e reja: Njerëzit më thonë je shumë seksi për të bërë këtë

- Advertisement -

Një 25-vjeçare nga Bransley (Yorkshira e Jugut) ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe njerëzve për shkak të profesionit të saj.

Emily ka hequr dorë nga profesioni për të cilin kishte studiuar për të punuar si muratrore. Ajo ka postuar një video ku sqaron të gjithë fansat se këtë zgjedhje e ka bërë ajo vetë pasi të ishte muratore kishte qenë ëndrra e saj që e vogël.

Emily ka studiuar për t’u bërë veterinere dhe e la “llaçin” për shkak të studimeve fakultative. Por sapo përfundoi universitetin preferoi të mos vazhdojë të merret me kafshët e sëmura por të ndërtojë mure. Ajo është shprehur se shumë njerëz i thonë që pamja e saj nuk përshtatet me atë që ajo bën pasi ajo është shumë e bukur dhe femërore për të qenë muratore.

“Njerëzit thonë se jam shumë e bukur për të qenë muratore ose thonë se jam muratori më i bukur që kanë parë ndonjëherë, gjë që nuk është në të vërtetë një kompliment që shihet sikur stereotipet e muratorëve janë burra” thotë Emily. 25-vjeçarja ka treguar se ka aplikuar në shumë faqe internet dhe pas disa intervistave ajo është pranuar në punë si muratore.

Gjithashtu ka rrëfyer se ndihej në siklet për shkak se mendonte se nuk do të merrej seriozisht sepse ishte e vetmja femër e cila punonte një profesion që e bëjnë burrat, por vullneti dhe dëshira e saj për të punar në këtë profesion e shtynë të bëjë më të mirën dhe t’ia dalë.

Emily ka shtuar se në punën e saj në terren nuk ndihet e diferencuar as e bullizuar ndërsa në internet përballet me shumë komente seksiste.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit