Pas lotëve të Cristiano Ronaldos, që humbi penalltinë me Portugalinë në Euro 2024, dhe rivali i tij i përjetshëm, Lionel Messi është parë në një gjendje të ngarkuar emocionale. Gjatë finales së Copa America, ai u detyrua që të dilte nga fusha për shkak të një dëmtimi të rëndë në kyçin e këmbës së djathtë.
Kapiteni i Kombëtares së Argjentinës, u mundua të vazhdonte lojën edhe pse i dëmtuar, por dhimbja nuk e lejoi që të vazhdonte më tej. Lojtari më i suksesshëm në historinë e futbollit e kishte më se të qartë se në moshën 37-vjeçare kjo ishte Copa América e tij e fundit dhe për këtë arsye donte të thoshte lamtumirë në fushë.