26.4 C
New York
Sunday, September 28, 2025

Buy now

“Ky s’është problemi im”, Behrami: Më në fund me gojë të vet, Kurti e pranoi se është një antiamerikan i përbetuar!

- Advertisement -

“Faleminderit që për herë të parë u bë i sinqertë! Më në fund me gojë të vet e pranoi se është një antiamerikan i përbetuar!”- shkroi ndër të tjera deputeti i PDK-së, Artan Behrami, në një reagim ndaj komenteve të deputetit të Vetëvendosjes, Albin Kurti lidhur me Shtetet e Bashkuara.

Behrami e akuzoi Kurtin për “anti-amerikanizëm të hapur” dhe tha se retorika e Kurtit rrezikon raportet strategjike të Kosovës.

Sipas Behramit, është “skandaloze” të thuhet se Shtetet e Bashkuara janë kundër sovranitetit dhe demokracisë në Kosovë, ndërsa kujtoi kontributin shumëvjeçar të Uashingtonit në ngritjen e institucioneve të sigurisë dhe drejtësisë.

Duke folur për pasojat politike, deputeti i PDK-së e cilëson Kurtin “pengesën kryesore” për Kosovën në këtë moment, duke argumentuar se interesat amerikane dhe ato të Kosovës “nuk kanë qenë kurrë në kundërshtim”, ndërsa qasja aktuale e Kurtit, sipas tij, i shërben veçse agjendës së përçarjes.

Reagimi i plotë:

Të ngjashme

Të fundit