Djemtë e këngëtares së famshme, Britney Spears, janë tashmë të rritur. E këtë fakt duket se këngëtarja e hitit “Toxic” e ka të vështirë që t’a kuptojë.
Disa ditë pasi djemtë Sean Preston dhe Jayden James mbushën 19 dhe 18 vjeç, Britney vendosi që të ndante një mesazh emocionues.
“Ky muaj është ditëlindja e djemve të mi”, shkroi ajo në “Instagram” më 16 shtator, duke ndarë fotot e saj dhe të fëmijëve kur ishin të vegjël.
“Gëzuar ditëlindjen bebe dhe shpresoj t’i realizoni të gjitha dëshirat tuaja dhe më shumë!!!”, ka shtuar Britney Spears.
Sean festoi ditëlindjen e tij më 14 shtator, ndërsa vëllai i tij më i vogël më 12 shtator.
Britney, e cila ndan dy djemtë me ish-bashkëshortin, Kevin Federline, do të vazhdojë me pagesat e mbështetjes së fëmijëve. Kevin aktualisht jeton me dy djemtë e tyre në Hawaii.
“Juridiksioni i mbështetjes së fëmijëve vazhdon derisa fëmija i mitur të mbushë moshën 18 vjeç, ose nëse në ditëlindjen e tij të 18-të nuk ka mbaruar ende shkollën e mesme, vazhdon derisa të mbarojë shkollën e mesme,” tha së fundi avokati i Kevin, Mark Vincent Kaplan për “People”, duke shtuar: “por në asnjë ngjarje më vonë se ditëlindja e tyre e 19-të.”