9.8 C
New York
Friday, October 11, 2024

Buy now

Ky është vendimi i ministrit Maqedonci që ia rrëzoi Shemsi Sylës tenderin sekret për ushqim në FSK

- Advertisement -

Ashtu siç është për ditë me radhë, është konfirmuar edhe nëpërmjet dokumenteve të cilat gazeta tashmë i posedon.

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ia kishte rrëzuar vendimin zv/ministrit Shemsi Syla dhe sekretarit të Ministrisë, që tenderi për ushqimin e pjesëtarëve të FSK-së të bëhet konfidencial.

Në vendimin që e ka siguruar ekskluzivisht gazeta Nacionale, shihet vendimi i ministrit Ejup Maqedonci.

Vendimi i marrë për klasifikimin e tenderit si konfidencial ishte nënshkruar me datë 10 maj 2024. Megjithatë, i njëjti ishte shfuqizuar sapo ministri Maqedonci ishte kthyer nga pushimi.

“Hiqet nga lista e projekteve për qëllime të mbrojtjes dhe sigurisë së MM-së për vitin 2024 projekti me nr.rendor 8 “Shërbimet me ushqim (përgatitje dhe servisim) në kazermat e FSK-së, dhe i njëjti kalon në procedura të rregullta sipas Ligjit të Prokurimit”, thuhet në vendimin e ministrit të Mbrojtjes.

Nacionale për 1 javë të tërë ka pritur që këto dy vendime t’i dorëzohen gazetës zyrtarisht. Megjithatë, duke u bazuar në Ligjin për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar, Ministria e Mbrojtjes e ka refuzuar kërkesën e Nacionales.

Megjithatë, Ministria nuk ka arritur t’i ndalojë sinjalizuesit që këtë vendim t’ia në kushte anonimiteti.

Më tutje, vendimi thekson qartë se shfuqizohet vendimi paraprak me të cilin kjo kontratë ishte synuar të bëhet konfidenciale.

“Me hyrjen në fuqi të këtij vendimi, shfuqizohet vendimi nr.pro 182 të datës 10.05.2024. Obligohet U.D Sekretari i Përgjithshëm dhe komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës për zbatimin e këtij vendimit”, thuhet më tutje në vendimin me firmën e ministrit Maqedonci.

Ministria e Mbrojtjes ka mohuar të ketë pasur tendencë në përzgjedhjen e kompanisë fituese për këtë tender. Megjithatë, kontrata ende nuk është nënshkruar, përderisa marrëveshja e vjetër ka skaduar ditën e djeshme.

Procesi i tenderit për furnizim me ushqim për Forcën e Sigurisë së Kosovës është një proces që nuk ka përfunduar, pra kontrata ende nuk është nënshkruar nga unë, është ende duke u zhvilluar vlerësim si në aspektin procedural dhe në apekte të tjera për këtë tender.” – ka thënë ai.

Më tej, ai ka njoftuar për idenë e tij që po tenton ta bëjë lidhur me ushqimin për ushtarët e FSK-së.

Ai ka thënë se ka propozuar një koncept të ri por që nuk dihet saktësisht si do të jetë.

“Kurse çka është për t’u theksuar për herë të parë është që unë ka qëndruar një opsion, kam diskutuar me komandatin e FSK-së edhe me sekretarin e përgjithshëm në Ministrinë e Mbrojtjes që në të ardhmen FSK të ketë një koncept të ri të ushqimit me qëllim që të kemi një garanci për çmim më të lirë, për vetqëndrueshmëri dhe për siguri për këtë shërbime. Do të tentohet aq sa të mundemi të ndërtojmë kapacitete vetanake dhe të mosvarura nga akterët e jashtëm.”

Zgjidhja e përkohshme e qeverisë? Angazhimi i punëtorëve të Mensës së Studentëve që të udhëtojnë në kazermat për t’ua përgatitur ushqimin ushtarakëve. Sipas një dokumenti që e ka siguruar Dukagjini, e që u është shpërndarë departamenteve brenda Ministrisë së Mbrojtjes, ky dikaster do të sigurojë transportin e tyre.

Klan Kosova ka raportuar se ndihmë do të ketë edhe nga kuzhinierët e burgjeve.

Nacionale dje ka sjellur rrëfimin e ish-shoferit të Shemsi Sylës, i cili ka akuzuar Sylën se ka tentuar të bëjë presion tek ushtarët, dhe të ndikojë që të njëjtit të thonë se po helmohen nga ushqimi. Kjo me synimin për ta ndërruar kompaninë që e furnizon me ushqim FSK-në.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit