4.1 C
New York
Saturday, January 18, 2025

Buy now

Ky është stadiumi i parë në botë që do të mbajë emrin e legjendës Pele

- Advertisement -

Stadiumi kombëtar në Cape Verde së shpejti do të marrë emrin e legjendës së futbollit Pele, i cili vdiq pak ditë më parë. Këtë e ka konfirmuar kryeministri i këtij vendi afrikan, Ulises Coreira e Silva.

Stadiumi me kapacitet prej 15 mijë ulëseve, i vendosur jashtë kryeqytetit Praia dhe i quajtur “Estadio Nacional de Cabo Verde”, do të riemërohet pasi njeriu i parë i vendit pranoi propozimin e presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, që çdo vend të emërojë një stadium në vendin e tij me emrin e Peles.

“Si nderim dhe mirënjohje për personalitetin e tij që na bën të gjithëve të mëdhenj, kam ndërmend ta emërtoj stadiumin tonë kombëtar “Stadiumi Pele”, në një nismë që besoj se do të ndiqet nga disa vende të botës – njeriu i parë i ka shkruar vendi në Facebookun e tij.

Ai nënvizoi se sa shumë ndikim kishte Pele në kulturën portugeze, e cila është kudo në ishujt Kepi Verde, një vend ku flitet kjo gjuhë.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit