28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Ky është lojtari që e ka fituar Ligën e Kampionëve me tri klube të ndryshme (Foto)

- Advertisement -

Dikush e ka ëndërr ta fitojë Ligën e Kampionëve vetëm një herë në jetë.

E dikush e ka të fituar katër herë…madje me tri klube të ndryshme.

Mjeshtri holandez, Clarence Seedorf gëzon një karrierë prolifike duke luajtur për disa prej klubeve më të mëdha në botë.

Pos zotësisë së tij kjo ia ka sjellë edhe fatin që t’i fitoj tre tituj të trofeut më të cmueshëm në nivel klubesh.

Mesfushori fillimisht e kishte fituar Ligën e Kampionëve me Ajaksin e Amsterdamit më 1995.

Tre vjet më vonë, ai e mori medaljen e dytë pasi triumfoi në këtë garë me Real Madridin.

Ndërkaq, pesë vjet më vonë, Seedorfi e fitoi për herë të tretë Ligën e Kampionëve, por kësaj radhe e me Milanin, duke u bërë i vetmi futbollist që e ka të fituar kaq shumë herë me klube të ndryshme.

Me Kuq e Zinjë ai ngadhënjeu për herë të katërt në këtë garë më 2007.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit