28.5 C
New York
Friday, September 20, 2024

Buy now

Ky është burri më seksi në botë për vitin 2023, sipas “People”

- Advertisement -

Aktori Patrick Dempsey është burri më seksi në botë për vitin 2023, sipas revistës prestigjioze People.

Prej 2 dekadash pjesë e ekranit, është bërë i dashur për publikun falë rolit të tij në serialin “Grey’s Anatomy”. Patrick është vlerësuar në moshën 57-vjeçare, si burri më seksi në planet.

Edhe këtë lajm, Patrick e ka marrë si gjithnjë, me të qeshur dhe e ka kaluar me batutë. “Sigurisht që ma përkëdhel egon, është vlerësim i jashtëzakonshëm dhe patjetër që do të përkthehet në diçka pozitive, të paktën shpresoj”, tha ai për Revistën People, në kopertinën e së cilës shfaqet për numrin e muajit nëntor.

Patrick prej vitesh, veç kinemasë, angazhohet edhe në beteja kundër kancerit dhe mbështet pacientët e sëmurë, për të cilët ka ngritur edhe qendrën Dempsey.

Së fundmi, ka luajtur edhe në dramën “Ferrari” që shfaqet premierë në kinematë botërore për

Krishlindje.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit