Është bërë i ditur identiteti i të riut që humbi jetën tragjikisht mbrëmjen e kaluar në një aksident në Vushtrri.
Viktima është 27-vjeçari Driton Jashari, lajmin për vdekjen e të cilit e ka konfirmuar familja përmes një njoftimi prekës.
“Të dashur familjarë, miq dhe dashamirë të familjes sonë. Me dhembje të madhe dhe pikëllim të thellë, ju njoftojmë se mbrëmë ka ndërruar jetë në një aksident tragjik nipi, djali, vëllau ynë i dashur Driton Jashari”, thuhet në njoftim.
Sipas familjes, ceremonia e varrimit do të mbahet sot (e premte) me Ikindi, në ora 15:11, në varrezat e qytetit në lagjen Arbëri (Dragodan) në Prishtinë.
E pamja për burra do të mbahet pranë shtëpisë së familjes në rrugën e Vushtrrisë, në Tophane, në lokalin “N’art”, ndërsa për gra në shtëpinë e të ndjerit, më datat 21, 22 dhe 23 mars, nga ora 09:00 deri në 17:00.
Vdekja e tij ka tronditur familjarët, miqtë dhe gjithë komunitetin, ndërsa rrethanat e aksidentit mbeten të rënduara nga dhimbja për humbjen e një jete të re.






