25.4 C
New York
Wednesday, July 24, 2024

Buy now

Kuvendi voton statutin e ri të UP-së, dështon në marrëveshjet ndërkombëtare

- Advertisement -

Kuvendi i Kosovës me 57 vota për, dy kundër dhe dy abstenime e ka miratuar statutin e ri të Universitetit të Prishtinës, ndërsa ka dështuar që t’i votojë sërish marrëveshjet ndërkombëtare, pasi opozita e lëshoi seancën ku s’iu votua mocioni që parashihet diskutimin për arratisjet e fundit nga tre të burgosur.

Po ashtu, kuvendi dështoi ta miratonte sërish dhe Projektligjin shëndetin riprodhues dhe fertilizimin e asistuar.

Për Projektligjin për shëndetin riprodhues dhe fertilizimin e asistuar nuk morën pjesë disa nga deputetët e mazhorancës, të cilët bënë që ky projektligj të shtyhet për seancën e radhës.

Kuvendi dështoi t’i miratojë edhe dy projektligje të tjera, atë për gjendjen civile, ku në votim morën pjesë vetëm 47 deputetë dhe projektligjin për Provimin e Maturës Shtetërore, ku morën pjesë vetëm 58 deputetë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit