Gjatë ditës së sotme Kuvendi i Kosovës ka nisur punimet për ditën e sotme.
Me të filluar seance kryetari i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka kërkuar në emër të LDK-së një minutë heshtje për të nderuar figurën e colonel Ahmet Krasniqit.
“Më lejoni që në emër të grupit parlamentar të LDK-së, të propozoj një minutë heshtje në nderim të kolonel Ahmet Krasniqit, ish-ministër i Mbrojtjes së Kosovës, meqenëse sot është 25 vjetori i vrasjes së tij” – ka deklaruar Gashi.
Krasniqi u vra më 21 shtator të vitit 1998 në Tiranë. Ai ka qenë ministër i Mbrojtjes në Qeverinë e Bujar Bukoshit.