Kuvendi i Kosovës i ka mbyllur punimet e seancës së sotme plenare, duke votuar për emërimin e drejtorëve të rinj në bordin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit.
Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu, pasi konstatoi se u miratua emërimi i drejtorëve në bordin e AKP-së, paralajmëroi seancën “për Presidentin”.
“59 deputetë kanë votuar për, tre kundër, tre abstenime. Konstatoj se emërohen drejtorët në bordin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit. Faleminderit të gjithëve. Shihemi pas pak në seancën për Presidentin”, tha ajo.






