Kjo vjen pas raportimeve të fundit për diskutime lidhur me asociacionin.

Jorn Rohde, në një rishpërndarje të cicërimës së Këshilltarit të Lartë të DASh’së, Derek Chollet, i cili të marten kishte njoftuar se ka biseduar me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, për nisjen e diskutimeve për Asociacionin, shkruan Insajderi.

Ndërsa Mekuli ka dhënë një propozim për Rohden. Ai ka përmendur laponët në Norvegji duke lidhur me serbët në Kosovë.

Ai ka përmendur edhe Kuvendin e laponëve në Norvegji.

J”a, kështu, disi do të jetë një ‘Kuvend’ demokratik për pakicën etnike serbe edhe në Kosovë. Pra serbët e Kosovës do të kenë mundësi, sikurse edhe laponët në Norvegji, të vendosin për gjuhën, kulturën, industrinë, rritjen, zhvillimin dhe kultivimin e DERRAVE dhe, gjithsesi, edhe për arsimin e tyre, por gjithsesi duke ju nënshtruar Kushtetutës së Republikës së Kosovës, ligjeve dhe vendimeve të marra nga Kuvendi i Republikës së Kosovës në Prishtinë, ose nesër në Tiranë”, shkroi ai.

Shkrimi i tij i plotë:

Laponët në Norvegji dhe Serbët në Kosovë

Ja propozimi im për “asociacionin serb” në Kosovë, i nderuari z. Ambasador, Rohde

Si popull autokton, Laponët janë në një pozicion të ndryshëm nga grupet e tjera të pakicave etnike që jetojnë në shtetet nordike (Norvegji, Suedi, Finlandë dhe Rusi).

Samët nuk janë ardhacak në kohët e fundit historike, (ashtu sikurse që janë serbët në Kosovë) por, kanë jetuar në tokat e tyre të banuara shumë kohë përpara se të krijoheshin shtetet kombëtare dhe para se të viheshin kufijtë shtetëror.

‘Kuvendi i Laponëve’ në Norvegji dhe ‘Kuvendi i serbëve’ në Kosovë

“Sametinget”, pra Kuvendi i laponëv, është një organ lapon i zgjedhur në Norvegji; Janë gjithsejtë 39 përfaqësues që zgjidhen nga 7 zona zgjedhore. Këta zgjidhen çdo katër vjet dhe në të njëjtën ditë kur organizohen zgjedhjet nacionale në Kuvendin norvegjez, “Stortinget” në Oslo.

Jo vendimmarrje politike

Kuvendi i laponëve (Sametinget) nuk ka të drejtë për vendimmarrje politike por, ky Kuvend (Sametinget) lufton, gjithsesi, edhe që të forcojë pozicionin politik të Laponëve dhe të promovojë interesat e laponëve në Norvegji; pra të kontribuojë në trajtimin e barabartë dhe të drejtë të popullit lapon dhe do të punojë për të krijuar kushtet e duhura që pakica lapone të sigurojë dhe të zhvillojë gjuhën, kulturën dhe jetën e tyre shoqërore brenda shtetit Norvegjez, pra duke respektuar Kushtetutën e Monarkisë norvegjeze.

Një arsyetim i rëndësishëm për themelimin e Kuvendit lapon është se laponët, duke qenë pakicë etnike, nuk arrinin të dëpërtonin në organet e zakonshme demokratike të bazuara në demokracinë e shumicës.

«Sametinget» u themelua për herë të parë në vitin 1989 dhe synon t’u japë Laponëve një zë të përbashkët. Kjo nuk do të thotë se të gjithë përfaqësuesit në Kuvendin lapon bien dakord për të gjitha çështjet, por duhet theksuar se që të gjitha vendimet e marra bazohen në një debat politik.

Çfarë mund të vendosë ‘Kuvendi i laponëve’ (Sametinget)?

Laponët, «Sametinget», duhet t’i nënshtrohet Kuvendit norvegjez në Oslo, «Stortinget». Pakica lapone, Kuvendi i tyre, është i obliguar t’u referohet vendimeve të marra në Kuvendin norvegjez.

Kuvendi lapon, «Sametinget», mund të vendosë (vetëm) për çështje të caktuara, e, që ndikojnë në jetën e përditshme të popullit lapon; p.sh. në çështjet që kanë të bëjnë me gjuhën, kulturën, rritjen, zhvillimin dhe kultivimin e DRERÊVE (shtazëve të egra), ambientin lokal, industrinë dhe arsimin lapon.

I nderuar z. Ruhe,

Ja, kështu, disi do të jetë një ‘Kuvend’ demokratik për pakicën etnike serbe edhe në Kosovë. Pra serbët e Kosovës do të kenë mundësi, sikurse edhe laponët në Norvegji, të vendosin për gjuhën, kulturën, industrinë, rritjen, zhvillimin dhe kultivimin e DERRAVE dhe, gjithsesi, edhe për arsimin e tyre, por gjithsesi duke ju nënshtruar Kushtetutës së Republikës së Kosovës, ligjeve dhe vendimeve të marra nga Kuvendi i Republikës së Kosovës në Prishtinë, ose nesër në Tiranë.

I nderuari z. Rohde,

Ju e dini shumë mirë, më mirë se edhe unë, jo ma mirë se unë, por e dini fort mirë, se këto të mira demokratike, e të natyrshme, pakica serbe në Kosovë i ka edhe sot.

Problemi nuk është tek ‘mungesa e demokracisë’ për pakicën serbe në Kosovë, por mungesa e mendimit demokratik/politik e Beogradit zyrtar dhe, patjetër edhe Byrokracia dhe morali i dyfishtë, e shumë i rrezikshëm, i BE-së, që fort shumë është duke kontribouar në “ndezjen e barutit të tharë ballkanik”.