Numërimi i votave për kandidatët për deputetë po ecën me ritëm në të gjitha Qendrat Komunale të Numërimit. Deri në orën 15:25 janë numëruar 774 nga 2,498 vendvotime në nivel vendi, që përbëjnë 30.98 për qind të totalit.
Në listën e Partisë Demokratike të Kosovës vazhdon të kryesojë kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, i cili deri më tani ka grumbulluar mbi 34 mijë vota, duke lënë pas konkurrentët e tjerë në garën për votën e qytetarëve.
Sipas të dhënave aktuale, 10 kandidatët më të votuar të PDK-së janë:
Bedri Hamza – 34,138 vota
Përparim Gruda – 21,688 vota
Arian Tahiri – 18,805 vota
Uran Ismaili – 16,866 vota
Sala Jashari – 12,095 vota
Vlora Çitaku – 11,746 vota
Ganimete Musliu – 9,112 vota
Arben Mustafa – 8,255 vota
Mërgim Lushtaku – 8,113 vota
Enver Hoxhaj – 7,647 vota
Rezultatet mbeten preliminare dhe pritet të ndryshojnë me numërimin e pjesës së mbetur të vendvotimeve në nivel vendi.






