Kush hyri në Kuvend e kush mbeti jashtë nga kandidatët që Vjosa Osmani i mori në listën e LDK-së

- Advertisement -

Vjosa Osmanit ishte në ditët e fundit të mandatit të saj si presidente e vendit dhe pa se aleati i saj i dikurshëm, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti nuk e donte më në atë pozitë.

Pasi i përfundoi mandati zyrtarisht në fillim të prillit, ajo vendosi të kthehej të garonte në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit me Lidhjen Demokratike të Kosovës, partinë e saj të dikurshme.

Osmani ishte shumë aktive. Pasi zyrtarizoi “kthimin në shtëpi” dhe kandidaturën për Presidente në listën zgjedhore të LDK-së, ajo mori me vete tre zyrtarë që kishin qenë deputetë në grupin parlamentar të LVV-së, si dhe afroi emra të tjerë të rinj që iu bashkuan asaj.

Vetë Osmani, e cila i priu listës së LDK-së, ka marrë 92,236 vota.

Por, nga rreth 10 persona që ajo i mori me vete në garë zgjedhore, vetëm Albena Reshitaj ka arritur të marrë mjaftueshëm vota për t’u zgjedhur deputete. Sipas të dhënave të KQZ-së, ajo ka marrë 19,614 vota.

Ish-deputetja e grupit parlamentar të LVV-së, e kishte lënë Guxo-n për t’iu bashkuar Osmanit me numrin 7 në listë.

Të njëjtin sukses nuk e patën ish-deputetët Jeta Statovci dhe Haxhi Avdyli, të cilët gjithashtu iu bashkuan Osmanit në LDK.

Jeta Statovci për pak nuk arriti të futej në Kuvend, pasi numërimi i votave me postë ia hoqi LDK-së një mandat. Ajo ka marrë 15,874 vota.

Haxhi Avdyli ka marrë 8,110 vota, duke mbetur gjithashtu jashtë Kuvendit.

Edhe emra të tjerë që iu bashkuan Osmanit në LDK në këto zgjedhje, nuk arritën të zgjidheshin deputetë. Ndër ta,  Fahrije Hoti, Arjeta Musliu, Bardhyl Hasanpapaj, Visar Xani, Besim Kodra, Brikena Muharremi, Kreshnik Çollaku e Lulzim Zeneli

 

Të ngjashme

Të fundit