Sipas analistit Blerim Latifi, tema e zgjedhjeve të dhjetorit do të jetë negative, rreth asaj se “kush e bllokoi shtetin që një vit”.
Ai tha se e ka parë Albin Kurtin duke thënë se “këta e kanë blloku shtetin”.
“Debati kryesor në këto zgjedhje do të jetë temë negative, me përcaktu kush është shkaktari për bllokadën 1 vjeçare të shtetit…Do të ketë përplasje se cili me ja lanë tjetrit fajin për atë çka ka hjekë ky vend që një vit”, tha Latifi në Pressing.






