10.1 C
New York
Wednesday, April 24, 2024

Buy now

Kush do të shkojë në Lutjet e Mëngjesit?

- Advertisement -

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ish kryeministrat, Avdullah Hoti, Ramush Haradinaj dhe nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci janë disa nga politikanët të cilët do të marrin pjesë në Lutjet e Mëngjesit në Washington, që do të do të mbahen në fillim të muajit të ardhshëm.

Kreu i PDK-së ka paralajmëruar se për shkak se do të udhëtoj për ShBA, nuk do të marr pjesë në takimin e ftuar nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, ku do të diskutohet për çështjen e asociacionit, më 31 janar.

Në anën tjetër, nga Grupi Parlamentar i VV-së kanë konfirmuar për IndeksOnline se nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci do të udhëtoj për ShBA.

Lidhja Demokratike e Kosovës do të prezantohet nga Avdullah Hoti dhe Armend Zemaj në këtë ceromoni. Kështu ka bërë të ditur për IndeksOnline, Arben Gashi.

Në anën tjetër, burime brenda AAK-së, kanë konfirmuar se përveç Haradinaj, për ShBA do të udhëtoj edhe Besnik Tahiri.

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, nuk ka kthyer përgjigje, nëse dikush nga ekzekutivi do të marr pjesë në këtë ceremoni.

Lutja nacionale e mëngjesit është një manifestim që zgjatë disa ditë dhe marrin pjesë mbi 3000 mysafirë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit