12.8 C
New York
Monday, May 20, 2024

Buy now

Kusari: VV-ja po tenton kapjen absolute të RTK-së

- Advertisement -

Juristja e së drejtës së medias, Flutura Kusari, në një postim në “Facebook” ka reaguar për vendimet e qeverisë që tentojnë kapjen e RTK-së.

Kusari ju ka bërë thirrje që ta shtyjnë aprovimin e raportit për një datë tjetër.

Ajo më tej thekson se bordi duhet fokusuar më shumë në fondet për RTK-në dhe pronës permanente të saj.

Postimi i plotë:

A do të vazhdojë kapja e RTK-së nga VV-ja?

Në mbledhjen e sotit, bordi i RTK-së ka përpara disa mundësi:

1) Të zbatojë me përpikmëri urdhërin e prerë të njerëzve të Vetëvendosjes që mos ta aprovojnë raportin e menaxhmentit të RTK-së, për t’i hapur rrugë vazhdimit të kapjes politike të RTK-së.
2) Të veprojë i pavarur dhe të aprovojë raportin, i cili reflekton punën që vetë bordi e ka bë në RTK gjatë tërë vitit të kaluar.
3) Ta shtyjë aprovimin e raportit në përpjekje për të kamufluar ndikimin politik në bord.

Ideja e VV-së, e dizajnuar që nga nëntori i vitit të kaluar është kjo:
📌 Bordi nuk e aprovon raportin vjetor të menaxhmentit dhe publikisht thotë reformat nuk kanë shku mirë prandaj na duhen njerëz të ri
📌 Mos aprovimi pastaj përdoret si bazë për shkarkim, shih nenin përkatës më poshtë
📌 Vendoset një u.d i drejtorit që është komplet VV dhe adhurues i flaktë i kryeministrit
📌 Përfundon kapja e RTK-së – e filluar me drejtorin e televizionit – pikërisht disa muaj para zgjedhjeve.

Arsyetimi i VV-së dhe disave në bord është që ka dështu reforma në RTK. Reforma që po e kërkon VV-ja është me i largu edhe 200-300 punëtorë nën arsyetimin se nuk po punojnë por arsyeja e vërtetë është se i shohin si të partive tjera dhe duan ta mbushin RTK-në me njerëz të VV-së.

Nuk bën me largu njerëz nga RTK. Nuk citen në rrugë njerëzit që ia kanë kushtu RTK-së 2-3 dekada të jetës së tyre.

Bordi është trupi përgjegjës për reformë dhe nëse ata konsiderojnë që reforma ka dështuar duhet urgjentisht të japin dorëheqje. Pa vonesë.

Për çdo muaj anëtarët e bordit kanë pranuar raporte nga menaxhmenti të cilat raporte janë pranuar prandaj me thënë pas 12 muajsh nuk po e pranojmë përmbledhjen e 12 raporteve që ata vetë i kanë pranuar, është keqpërdorim i pozitës publike që e mbajnë dhe gjunjëzim para VV-së.

Bordi, në vend të zbatimit të urdhërave politikë duhet të fokusohet në:

a) T’ia sigurojë RTK-së 16 milionë euro në mënyrë që gazetarët dhe profesionistët e tjerë aty të kenë mundësi të shkëlqejnë në punën e tyre
b) T’ia sigurojë pronën RTK-së

Shpresoj që do të monitorohet kjo mbledhje dhe të shohim kush si voton sepse kështu e dimë kush po i gjunjëzohet VV-së.

—-

Neni përkatës nga Ligji i RTK-së

Neni 7.3. Drejtori i Përgjithshëm, një herë në vit, do të hartojë një raport mbi ofrimin e përmbajtjes kulturore, artistike, informative, dokumentare apo edukative/arsimore të cilin pastaj do t’ia paraqes Bordit të RTK-së për miratim. Nëse Bordi i RTK-së nuk e miraton ose aprovon raportin, ai do të fillojë procedurën e shkarkimit të Drejtorit të Përgjithshëm.
https://gzk.rks-gov.net/ActDetail.aspx?ActID=2812

Agjenda e mbledhjes së RTK-së sot

https://www.rtklive.com/sq/docs/archive/755.pdf

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit