9.3 C
New York
Saturday, April 13, 2024

Buy now

Kusari – Lila thotë se s’ka hapësirë për dorëheqje apo përmbyllje të mandatit të Qeverisë apo Kuvendit

- Advertisement -

Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila, ka folur për mundësinë e zgjedhjeve të reja nacionale në vend.

Ajo tha se nuk e konsideron që ka hapësirë qoftë për dorëheqje apo për përmbyllje të mandatit të qeverisë apo të kuvendit.

“Ekzistojnë dy forma për shkuarjen në zgjedhje, njëra është me mocion. Kjo nuk është hera e parë që AAK-ja përkundër që i ka tetë deputetë dhe një grup parlamentar të opozitës që është deklaruar se s’i jep nënshkrimet inicion mocion”.

“Ndërsa forma tjetër është shpërbërja e kuvendit, proces ky që vjen përmes një dialogu të brendshëm të cilin s’po e shohim apo s’po e ndjejmë në aspektin e seriozitetit nga opozita”, tha Kusari – Lila.

Tutje, ajo tha se nëse opozita më të vërtetë e kanë seriozisht shkuarjen në zgjedhje, duhet që së paku të kenë harmoni në deklarimet e tyre në raport me procesin zgjedhor.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit