28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Kusari – Lila për grafitet në veri: Situata mbetet e brishtë për shkak të rrezikut nga grupet e mbështetura nga Serbia

- Advertisement -

Kryetarja e Grupit parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari – Lila ka komentuar paraqitjen e grafiteve me përmbajtje përçarëse dhe të urrejtjes ndëretnike në komunat në veri të Kosovës. Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të mbajtur me 12.02.2024, ajo ka thënë se është evidente që situata e sigurisë në veri mbetet e brishtë. “Është evident fakti që situata mbetet e brishtë në veriun e vendit për shkak të pretendimeve dhe rrezikut potencial nga grupe të mbështetura nga Serbia. Paraqitja e grafiteve është marrë me seriozitet të organeve kompetente në identifikimin e autorëve. Të tilla nuk kemi pasur vetëm në Kosovë, por edhe në Malin e zi”- ka thënë ajo më 12.02.2024.

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh, ka njoftuar se tri raste të “nxitjes së përçarjes dhe mosdurimit” janë shënuar me 11.02.2024, në Zubin Potok, Mitrovicë të Veriut dhe në Leposaviq.

Në këto grafite shkruhet: “Kur të kthehet ushtria në Kosovë, Brigada e Veriut jeton”. Marrë parasysh këto veprime dhe të tjera të kësaj natyre, Kusari- Lila ka deklaruar se Serbia nuk i ka ndalur tentimet për destabilizim të Kosovës. “Sa i përket mundësisë së paraqitjes së sulmit si të Banjskës, të gjitha informacionet tregojnë që asnjëherë nuk kanë rreshtur tentimet për destabilizim të Kosovës por përgatitja e organeve të rendit është në nivelin e duhur”- tha ajo pas mbledhjes së Kryesisë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit