16.5 C
New York
Thursday, October 10, 2024

Buy now

Kusari-Lila: PDK, gjithçka munden me qenë veç liberale jo

- Advertisement -

Shefja e Grupit Parlamentar e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se pavarësisht viteve në Kosovë, ende nuk ka një adresë partiake e cila përfaqëson identitet liberal politik.

Ajo në DPT te Fidani, përmendi specifikisht vite nga karriera e saj, ndër to edhe PDK-në, për të cilën tha se ajo çdo gjë mund të jetë, por veç liberale jo, transmeton klankosova.tv.

”Në jetën publike në Kosovë, jam që 21 vite. Është e rëndësishme me marrë me formësu prezencën politike”.

”Edhe tash kur kemi qenë na kanë thënë ju të Vetëvendosjes”.

”Edhe kryeministri Kurti, përkundër dallimet nuk janë vrejtë në opinion me ne, e kanë ditë që ne përfaqësojmë një identitet politik”.

”Edhe sot, nuk ke identitet të theksuar politik të partive në kuptimin liberal të fjalës. Ka qenë AKR-ja pjesë e së cilës kam qenë, mandej tash zyrtarisht tash në familjen europiane janë PDK-ja, po janë përfaqësues ose bartës së identitetit të PDK-së që tashmë dihen prej periudhës kur është formu kjo parti, që gjithçka munden me qenë veç liberalë jo, në kuptimin e prezantimit të vlerave liberale. Sepse munden me qenë konservativë, munden me qenë ndoshta të qendrës së majtë, por diçka liberal nuk i shoh”.

”Për mu është shumë e rëndësishme me ekzistu një adresë e partisë liberale e mirëfilltë në Kosovë. A kemi me mbrri si Alternativë me marrë identitetin e plotë, dhe me pasë shtrirje, unë tash e kuptoj se në këto katër vite, unë pak kam bo për identitetin liberal edhe të subjektit që përfaqësoj por edhe në përgjithësi për vlerat liberale”

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit