Kryetari i Iniciativës së Re Demokratike të Kosovës, Elbert Krasniqi, gjatë një konference për medie e ka konfirmuar se do të jetë pjesë e koalicionit bashkë me Vetëvendosjen.
Po, në bashkëpunim me kryeministrin Kurti do të jem pjesë e koalicionit të ardhshëm qeveritar dhe tashmë është shumë mirë i definuar ky partneritet i joni që fillon nga viti 2019 kur kam qenë pjesë e grupit parlamentar të VV’së, kështu që gjithvka është parimore dhe është e bazuar në këtë mirëbeismin e krijuar në këto katër vite si ministër, kështu që s’ka asnjë dyshim që do të jem pjesë e koalicionit të ardhshëm qeveritar dhe do të jem vetëm pjesë e një koalicioni ku kryeministër është Kurti”, tha Krasniqi.