18.1 C
New York
Sunday, September 8, 2024

Buy now

Kurti: Vrasja e Agron Rrahmanit ishte goditje e rëndë për rezistencën e armatosur të Kosovës

- Advertisement -

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë sot homazhe te varri i dëshmorit Agron Rrahmani, në përvjetorin e rënies së tij heroike.

Dëshmori Agron Rrahmani u vra 26 vjet më parë në lagjen e Muhaxherëve në Prishtinë, më 12 maj 1998.

“U përkujtua maji i vitit 1998, kur brenda gjashtë ditësh, rezistenca e armatosur për çlirimin e Kosovës mori goditje të rënda nga humbja e Bahri Fazliut, Ilir Konushevcit dhe Agron Rrahmanit. Bahriu u vra më 7 maj, Iliri më 9 maj, kurse Agroni më 12 maj”, thuhet në komunikatë.

“Lavdi dëshmorit Agron Rrahmani, i rënë për lirinë e Kosovës bashkë me shokët dëshmorë, Bahri Fazliun dhe Ilir Konushevcin”, tha Kurti.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit