25.5 C
New York
Wednesday, May 22, 2024

Buy now

Kurti viziton Komunën e Kamenicës dhe ndërmarrjen “Tirol” me pronar Dobrivoje Antiq nga radhët e komunitetit joshumicë serb

- Advertisement -

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka vizituar sot Komunën e Kamenicës, ku fillimisht është takuar me kryetarin e kësaj komune, Kadri Rahimaj dhe nënkryetaren Aleksandra Jovanoviq.

Pas këtij takimi, së bashku vizituan ndërmarrjen “Tirol” me pronar Dobrivoje Antiq nga radhët e komunitetit joshumicë serb. Ndërmarrja “Tirol” është një biznes familjar, me gjithsej dy punëtorë dhe që bën prodhimin e petëve për gatime të piteve e ëmbëlsirave si bakllavaja. Pronari Antiq dhe ndërmarrja e tij janë përfitues të granteve komunale dhe të qeverisë.

“Jemi bashkë me Kryetarin e Komunës, Kadri Rahimajn dhe me ministrin për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, këtu tek ndërmarrja e vogël familjare e z. Antiq i cili prodhon petë për pite për bakllava, e që quhet “Tirol”. Unë i provova. Ishin shumë të holla dhe shumë të mira. Kanë edhe versionin integral, pa konservans, pa aditiv. Me mbështetje nga Komuna dhe Ministria e Financës, Punës dhe Transfereve, ka arritur që ta shtrojë prodhimtarinë dhe punon bashkë me djalin e tij. Kjo tregon se si njerëzit të cilët duan të fitojnë më punë e më djersë ia dalin, dhe këta do të kenë gjithmonë mbështetjen edhe të qeverisë tonë edhe të komunës së tyre”, tha kryeministri.

Ai përgëzoi të gjithë për këtë shembull të punës së ndershme dhe të bashkëjetesës së qëndrueshme e që pa padyshim që është një model që mund të ndiqet gjithandej nëpër Kosovë, teksa falënderoi z. Antiq, për këtë mikpritje që i bëri atij, kryetarit të Komunës dhe ministrit Nenad Rashiq.

Nga aty, kryeministri Kurti vazhdoi në vënien e gurthemelit të urës për këmbësorë në fshatit Hajnoc

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit