18.1 C
New York
Sunday, September 8, 2024

Buy now

Kurti viziton kompaninë që prodhon dronët e njohur Bayraktar

- Advertisement -

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë qëndrimit të tij në Turqi ka vizituar kompaninë Baykar e cila është e njohur ndërkombëtarisht për prodhimin e dronëve Bayraktar TB-2.

Kurti ka thënë se ka parë nga afër edhe prototipin e fluturakes luftarake pa pilot të kësaj kompanie, Kizilelma.

“Baykar është kompani pionere turke në industrinë e mbrojtjes dhe aviacionit. Ajo është kompania e parë turke që ka prodhuar fluturake ushtarake pa pilot apo dronë, siç njihen. Deri tani është e njohur ndërkombëtarisht për prodhimin e dronëve Bayraktar TB-2, të cilët i ka në arsenalin e saj edhe ushtria e jonë”, ka shkruar mes tjerash në Facebook ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit