Në nderim të veprës së Faik Rexhepit, Zyra e Kryeministrit dje organizoi një mbledhja komemorative, ku mori pjesë kryeministri Kurti. Në fjalën e tij, ai tha se Faik Rexhepi do të mbetet i përjetësuar në sheshin qendror të Prishtinës, tashmë edhe Republikë demokratike pa okupatorët serbë siç ka ngelur i përjetësuar edhe në kujtesën tonë, të familjeve, të shoqërisë e të mbarë shqiptarëve jo vetëm në Kosovë.
Qëndrimi stoik i Faik Rexhepit para 35 vjetëve në shesh të kryeqytetit paralajmëronte qëndresën e një populli të tërë, i cili mbijetoi okupimin dhe aparteidin e Serbisë dhe krijoi rezistencë paqësore e luftë çlirimtare deri në fitore.
Me nderim e admirim,
Me mall e pikëllim,
Albin Kurti
Kryeministër i Republikës së Kosovës