1.5 C
New York
Friday, December 27, 2024

Buy now

Kurti: Vendkalimet tjera për mallrat serbe do t’i hapim kur të vijnë skanerët

- Advertisement -

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vizituar sot komunën e Leposaviqit, ku është takuar me kryetarin e kësaj komune, Lulzim Hetemi.

Nga Leposaviqi ai ka folur për heqjen e ndalesës për mallrat serbe që hyjnë në Kosovë.

Ai ka theksuar se në vendkalimin Merdare doganierët kryejnë kontroll manual të mallit, i cili kërkon shumë  kohë.

“Kemi hapur kufirin e Merdarës, edhe pse nuk kemi marrë ende skaner, edhe pse na kanë premtuar, aty po bëhet kontrolli manual, por kufijtë e tjerë që kemi me Serbinë që janë disa qindra kilometra do të të hapen kur të mbërrijnë skanerët”, tha ai. Kurti.

Ai ka theksuar se Qeveria e Kosovës në bashkëpunim me doganat e Kosovës kanë tentuar të blejnë skanerë, por se kanë marrë premtimin për donacion nga Evropa dhe SHBA-ja.

“Nuk e di se kur do të jetë, por deri atëherë duhet ta bëjmë këtë kontroll manual, i cili nuk është i mirë për doganierët tanë, por është i nevojshëm”, tha  Kurti

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit