Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka deklaruar sonte se subjekti që ai drejton ka shënuar edhe një fitore në zgjedhjet parlamentare.
Në fjalimin e tij në sheshin Skënderbeu, Kurti tha se kjo është fitorja e pestë e LVV-së në zgjedhje parlamentare brenda më pak se shtatë vjetësh.
Ai e cilësoi këtë rezultat si konfirmim se, sipas tij, Vetëvendosje do të vazhdojë të jetë forcë qeverisëse edhe gjatë kësaj dekade.
“Urime edhe një fitore e radhës e LVV-së. Për më pak se 7 vjet, kjo është fitorja e 5-të e VV-së në zgjedhjet parlamentare. Ky është edhe një konfirmim i radhës që së paku edhe kjo dekadë është e qeverisjes së Vetëvendosjes. Iu falënderoj nga zemra dhe jam mirënjohës për angazhimin dhe përpjekjen që keni bërë që Vetëvendosje të vazhdoj me qeverisjen e mbarë dhe demokratike”, tha Kurti.






