28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Kurti udhëton për në SHBA, pritet të takohet me Vuçiqin në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit

- Advertisement -

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mbrëmë ka udhëtuar për në SHBA bashkë me ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla – Schwarz.

Sipas njoftimit të Qeverisë së Kosovës, kryeministri pritet që të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit atje.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schëarz, kanë udhëtuar mbrëmë për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kryeministri Kurti pritet të marrë pjesë në seancën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, që do të mbahet sonte në orën 21:00 sipas orës lokale të Kosovës”, thuhet në njoftimin e qeverisë.

Seanca në Këshillin e Sigurimit është thirrur nga Serbia për shkak të vendimeve të fundit nga BQK-ja në Republikën e Kosovës që lidhen me dinarin dhe me mbylljen e strukturave paralele të Serbisë në territorin e Kosovës.

Serbia do të përfaqësohet nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiq.

Qëndrimi i aleatëve, SHBA-së, BE-së dhe shteteve anëtare veç e veç ka qenë që vendimi i BQK-së për dinarin të suspendohet menjëherë dhe të kërkohet një zgjidhje në kuadër të dialogut.

Ata kanë shprehur shqetësimet për mënyrën se si është marrë vendimi dhe kanë kërkuar më shumë kohë, në mënyrë që të ketë një informim të serbëve lokalë dhe të mos dëmtohet askush.

Megjithatë Qeveria e Kosovës dhe BQK nuk janë zmbrapsur nga vendimi, duket thënë se në këtë fillim të implementimit të vendimit s’do të ketë gjoba por më shumë informim.

Qëndrimi i Kosovës është që vendimi i BQK-së s’ka të bëjë me dinarin dhe se përmes tij konfirmohet Euro si e vetmja monedhë që lejohet të qarkullojë në vend.

Pak para se vendimi për dinarin të hyjë në fuqi, qeveritarët në Kosovë kanë njoftuar se një kamion me dinarë ka tentuar të sillet në Republikën e Kosovës, pa ndonjë arsyetim!

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit